TOKË QË FRYMËZON
Mesdheu ka ngjallur gjithmonë interes dhe pasion, cilësi që përcaktojnë një ide, një mënyrë, një botë.
Pozicioni gjeografik, klima mesdhetare dhe peizazhi që ndryshon vazhdimisht në çdo stinë, u dhuron vizitorëve mundësinë për të shijuar çdo ditë të vitit në maksimumin e tyre.
Plazhet me rërë dhe guralecë, si dhe larmia e maleve të larta të mbuluara me gjelbërim, janë ftesa e çmuar e mirë se ardhjes në Shqipëri dhe një udhërrëfyes drejt aventurave të bukura. Kushdo që e viziton Shqipërinë mund të shohë dhe përjetojë historinë, të kaluarën, kulturat dhe traditat, të gjitha në të njëjtën kohë, në të njëjtin çast.
Eksploroni vendin tonë të mrekullueshëm, i cili shtrihet mes dy deteve, atij Adriatik dhe Jon. Shqipëria është një destinacion ku klima mesdhetare ofron kushte optimale për çdo aktivitet përgjatë gjithë vitit. Përgatituni të suprizoheni vazhdimisht nga ky vend tërheqës në çdo dimension.
Me anëtarësimin në zonën Shengen dhe statusin potencial si vend i BE-së, Shqipëria paraqet mundësi të pafundme për udhëtime, eksplorime dhe investim. Me një pozicion unik, si një gur i çmuar në zemër të Mesdheut, kombi ynë ofron një përvojë të jashtëzakonshme dhe garanton një ndjenjë të menjëhershme përkatësie.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të zbuluar bukuritë e pamata, kulturën që gjallon në çdo gur të kësaj toke dhe mikpritjen e vërtetë, të cilat janë simbol i një vendi të vogël, por të jashtëzakonshëm në çdo dimension. Ne jemi të lumtur t’ju tregojmë vlerat që na dallojnë dhe e bëjnë Shqipërinë, një destinacion që dallon nga gjithë të tjerët në Mesdhe.
Gastronomia: Kuzhina mesdhetare
Iso Polifonia: Një kryevepër e Trashëgimisë Kulturore dhe Jomateriale të Njerëzimit, pasuri e UNESCO-s
Historia: Pasardhës të ilirëve
Peizazhi: Male të thepisura dhe brigje magjepsëse
NJË VEND I PAEKSPLORUAR
Shqipëria ka një trashëgimi unike kulturore dhe historike, si një vend me kuzhinën plot shije, po aq sa e njohur për pasurinë e peizazhit natyror që ka dhe bregdetit të paprekur. Vendi po zhvillohet me ritme të shpejta, por ende mbetet një perlë e paeksploruar me plot të fshehta për t’u zbuluar. Me integrimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen që keni imagjinuar gjithmonë.
NJË KLIMË DHE PEIZAZH I PASHEMBULLT
Shqipëria përfiton nga një klimë e mrekullueshme mesdhetare, e cila i siguron asaj më shumë se 300 ditë me diell në vit. Dimrat përgjatë brigjeve të Jonit dhe Adriatikut janë të butë, ndërsa vera vjen shpejt si një puhizë që të fton për aventura të mëdha. Klima e përsosur krijon mundësi të pafundme për të eksploruar plazhet e paprekura ende nga aktiviteti i njeriut dhe mrekullitë e tjera që natyra nuk i ka kursyer, si një ftesë tunduese për të gjitha stinët e vitit.
I shpallur qytet-muze në vitin 1961 dhe një nga pasuritë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, Berati dhe monumentet e tij të shumta janë një dëshmi e gjallë e trashëgimisë unike artistike, kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Parku Kombëtar i Butrintit është një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike, mjedisore, turistike dhe kulturore të Shqipërisë. Qyteti antik i Butrintit, përbën një kombinim shumë të rrallë të arkeologjisë dhe natyrës. Ky site është një mikrokozmos unik i historisë mesdhetare, që daton mijëra vjet para lindjes së Krishit.
Parku Kombëtar i Butrintit i shpallur “Monument nën Mbrojtje” nga shteti shqiptar është futur në listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 1992.
QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS
E kthyer në një atraksion turistik nga shteti shqiptar në vitin 1961 si dhe sit i trashëgimisë botërore në vitin 2005, Gjirokastra është e vendosur në një kodër aq të pjerrët, sa siç thotë Kadare “ ky ishte i vetmi vend në botë ku njeriu, po të rrëzohej në anë të rrugës, në vend që të binte në hendek, mund të binte mbi çatinë e ndonjë shtëpie të lartë”. Me pamje të pabesueshme të luginës së Drinës, qyteti antik dhe rrugët e tij të ngushta, janë dëshmi e mbetur e jetës gjatë shekujve XIV-XIX.
E futur së fundmi në mbrojtje nga UNESCO, Xhubleta është një veshje e punuar tërësisht me dorë, e cila vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive të qëndisura shumëngjyrëshe, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit.
ISO POLIFONIA
Që nga viti 2005 “Isopolifonia popullore shqiptare” iu shtua listës së “Kryeveprave të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit” të mbrojtura nga UNESCO, si një trashëgimi unike, e cila nuk gjendet askund tjetër në botë. Identitet dhe pasuri unike shpirtërore, polifonia mbetet një ylber i pakapshëm.
Aty ku fillon riviera shqiptare, Palasa kthehet në pikën e parë të kontaktit me Mesdheun, vendi ku mund të përjetoni çdo dimension të natyrës dhe të vetë jetës.
Palasa ofron një pamje unike, me një vendndodhje ideale ku mund të filloni udhëtimin tuaj duke zbuluar një vijë magjepsëse bregdetare 450 km të gjatë, me mbi 120 plazhe përgjatë saj.
E gjendur pranë një prej monumenteve më të veçanta të rivierës, Deltës së Palasës, në këtë copëz parajse, deti dhe malet takohen për të formuar pamjen më të pabesueshme të të gjithë bregdetit në këtë rajon.
Sipas legjendave lokale, Palasa ka një histori që daton mijëra vjet para Krishtit. Thuhet se në vitin 48 p.e.s., Jul Çezari, ndërsa ishte në ndjekje të Pompeut, ankoroi anijen e tij dhe lejoi legjionin e tij të pushonte në Palasë. Kjo ngjarje, e cila ka ardhur e rrëfyer deri në ditët tona ka bërë që vendi aty të quhet “Plazhi i Çezarit”, një emër qëndron i gdhendur në kohë, pavarësisht shekujve që kanë kaluar.
Green Coast në Palasë është plazhi i parë Blue Flag në vend, i njohur për sportet ujore dhe kërcimet me parashutë falë terrenit të favorshëm për çdo aventurier.