JO THJESHT NJË SHTËPI!
Të zotërosh një vilë ose apartament në Green Coast nuk do të thotë thjesht të bëhesh pjesë e një komuniteti mikpritës që të bën të ndihesh si në shtëpi, por gjithashtu të përfitosh nga shërbimet ekskluzive për një jetesë të thjeshtë dhe të rehatshme siç gjithmonë ke ëndërruar.
Menaxhuar nga një ekip i përkushtuar dhe me sigurinë e një kontrate të nënshkruar, qëllimi kryesor i Programit të Qiradhënies është një rikthim i shpejtë dhe i sigurt i investimit. Tashmë ekzistues në resorte të njohura në mbarë botën, Programi i Qiradhënies do të aplikohet edhe në Green Coast, duke u kthyer në një mundësi unike për të gjeneruar të ardhura për rezidentët e saj.
Zotërimi i një apartamenti në Green Coast, jo vetëm që ju lejon të shijoni dhe zbuloni mrekullitë e Shqipërisë, por gjithashtu ju jep mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti të ngrohtë të shkëmbimit të shtëpive. Ju do të keni mundësinë t’i kaloni pushimet tuaja në çdo shtëpi tjetër në resortet e përfshira në program dhe të zbuloni vende magjepsëse përtej deteve.
Ky program unik i bashkëpronësisë që ofron ekskluzivisht Green Coast, hap një numër të pafund mundësish dhe bërjen e pushimeve pa angazhimin financiar dhe sforcimet e blerjes së një rezidence të dytë në pronësi të plotë.
Duke bashkëpunuar me banka të përzgjedhura në Shqipëri, Green Coast ofron mundësi financimi pa kolateral si për rezidentët shqiptarë ashtu edhe për shtetasit e huaj.
Rezervimi
Ju mund të rezervoni pronën tuaj nëpërmjet një marrëveshjeje pa pasur nevojë të paguani një tarifë fillestare. Thjesht një hap i parë drejt realizimit të ëndrrës suaj!
Para-Shitja
Një ekip i përkushtuar dhe profesional është në dispozicion të klientëve për t’i mbështetur ata gjatë këtij procesi dhe i siguron ata se po bëjnë zgjedhjen e duhur të përshtatur me mundësitë dhe kërkesat e tyre.
Blerja
Pasi ka kaluar procesi i përzgjedhjes dhe i rezervimit, hartohet kontrata e blerjes. Kontrata përcakton mënyrën e pagesës, të drejtat dhe përfitimet në bazë të marrëveshjes.
Akti i pronësisë
Në përfundim të procesit të ndërtimit dhe pasi të jetë kryer pagesa e plotë, ne ndjekim procesin kadastral deri në dorëzimin e certifikatës së pronësisë. Pas blerjes së një prone të re, ne do t’ju ofrojmë të gjithë ndihmën që ju nevojitet. Prioriteti ynë është të ofrojmë shërbim të shkëlqyer, në mënyrë që të keni një përvojë blerjeje të lehtë dhe të qetë.
BIZNESI JUAJ NË GREEN COAST
Një mundësi e rrallë!
Së shpejti do të jetë shtëpia e 10,000 personave! Green Coast është projektuar të kthehet në një qendër të markave të preferuara, dyqaneve të dashura nga të gjithë dhe aktiviteteve përgjatë gjithë vitit për të ofruar një alternativë të aksesueshme për vizitorët e saj. Një vend, ku pasditet e gjalla plot aktivitete dhe terapia e blerjeve do të vijojë krejt natyrshëm në mbrëmjet e hareshme familjare, të cilat nuk mund të shijohen pa një tryezë shtruar me ushqimet më të larmishme.
Markat në Green Coast do të mbështeten nga një regjim menaxhimi profesional, një gamë e gjerë shërbimesh të centralizuara, duke shpërblyer planet e marketingut në nivel lokal dhe ndërkombëtar me krijimin e rrjeteve që punojnë krah njëri-tjetrit për të promovuar bizneset dhe destinacionin në tërësi.
Markat e reja do të integrohen plotësisht nga fushatat e vazhdueshme të marketingut, të lançuara përmes kanaleve të konsoliduara dhe që ofrojnë mundësinë ekskluzive të promovimit të ndërsjelltë, partneriteteve dhe aksesit të audiencës së Green Coast dhe markave ekzistuese.
Green Coast mbështetet nga një ekip profesional në fushat e tyre përkatëse të ekspertizës duke përfshirë Horëath HTL, TEG dhe BALFIN.
INVESTIMI NË SHQIPËRI MUND TË OFROJË DISA PËRFITIME DHE MUNDËSI TË SHKËLQYERA.