Zhurma karakteristike e një dite pazar. Fëmijë që luajnë në parqe. Dhe bisedat miqësore mes fqinjëve.
Ky zhvillim vërtet modern frymëzon rrjedhën natyrore e të gjallë të jetës bregdetare mesdhetare. Është një ngrohtësi që dallon nga çdo tjetër në llojin e vet.
Ky është një vend ku çdo gjë mund të ndodhë. Nivelet e dinamizmit të mundësuar nga bashkëpunimi kreativ janë të tilla që Green Coast nuk qëndron kurrë pa gjallëri. Gjithmonë ka diçka të re për të përjetuar. Mrekullia e një ekspozite të re arti, lulëzimi sezonal, pjatat e reja të krijuara për ju ose thjesht atmosfera përpara se shfaqja të fillojë. Ky është një vend me frymëzim të pafundmë!
E ngjizur instiktivisht dhe e projektuar me ndjeshmëri, saqë ndihet si një shkrirje midis tokës dhe detit. Thua sikur të kishte mbirë nga toka, forma e pastër dhe e çmuar e së cilës përqafon dhe ushqen jetën.
Green Coast rrezaton falë energjisë njerëzore. Ekziston një harmoni e natyrshme midis kërkuesve të emocioneve të forta dhe atyre që drekojnë ngeshëm dhe shikojnë gjithçka nga vendi i tyre në tarracë. Mes banorëve që e thërrasin këtë vend shtëpi dhe vizitorëve që vijnë; gjithë jeta është këtu, duke festuar shqiptarinë.
Budha Bar-për herë të parë në Shqipëri, Ulliri, Nazar by Green Coast, Enjoy, Max Optika, Luxury Diverse, Yogurteria, Sky Sport, Paleste, Ulliri, Bohemian,Whisky, Fishop, Spar, Bamboo, FarmaNet, Tirana Bank, Raiffeisen, Samoa, Capri, Sunmarine, Carpisa, Mango, Springfield, Parfois, Women Secret, Okaidi, Cortefiel, Aldo Shoes, Geox.
A keni ëndërruar ndonjëherë të arratiseni në një destinacion mesdhetar ku mund të ngadalësoni ritmin e jetës suaj në ritmin e detit, të jetoni aventura të paharrueshme dhe të shijoni shijet e kulturës së tij? Mikpritja qëndron në zemër të vlerave të Green Coast dhe ju do ta ndjeni atë në çdo detaj të 7 hoteleve tona me 5 yje të markave të njohura, përfshirë prestigjiozin MGallery nga Accor dhe Melia.