JETA NË GREEN COAST
Green Coast është frymëzuar nga individualiteti, për t’iu përkushtuar gjallërisë së jetës. Është ngjizur, projektuar dhe përsosur vazhdimisht për të përmbushur ëndrrat, dëshirat dhe të gjitha pritshmëritë tuaja. Jeta mund të jetohet plotësisht, falë mundësive të pafundme për të zgjedhur vilat dhe apartamentet premium që ofrojnë pamje spektakolare të detit Jon dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë, të dizejnuara enkas për shijet tuaja më të sofistikuara.
Një imazh i përkryer që identifikon peizazhin e zonës është Brezi i Shkurreve Mesdhetare, siç ndeshet në panoramën përgjatë gjithë brigjeve detare rreth pellgut të Mesdheut. Lëvizja e këmbësorëve nga nivelet e sipërme deri në plazh është projektuar të kryhet nëpërmjet korridoreve të gjelbëra. Këto korridore nuk janë krijuar vetëm për aksesin e këmbësorëve, por edhe për zonat pasive të peizazhit, duke krijuar boshllëqe midis banesave. Këto korridore kanë shumë përparësi të ndryshme në terma ekologjik dhe dizenjimi të mjedisit përreth.
Green Coast implementon teknologjinë më të fundit të ndërtimit dhe përdor materiale që i japin përparësi qëndrueshmërisë mjedisore.
Planifikimi arkitektonik respekton peizazhin natyror dhe përfshin tarraca të gjelbra, duke treguar një angazhim në ruajtjen e shtresave ekologjike. Strukturat e ndërtuara mirë janë krijuar për të lehtësuar lëvizjen e rrymave të ajrit duke mundësuar ajrim natyral, duke promovuar një mjedis jetese të rehatshëm. Stili arkitektonik shkrihet natyrshëm me mjedisin përreth, duke ofruar pamje piktoreske të detit nga çdo vilë.
Green Coast ofron një përzierje harmonike të përsosmërisë arkitekturore, ndërgjegjes ekologjike dhe jetesës anës detit që të lë pa frymë.